Transmetuar më 19-09-2019, 08:41

Gjykata e Krimeve të Rënda do të vendosë sot për fatin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në seancën e datës 10 shtator, Prokuroria kërkoi 12 vite burg për Tahirin. Por ish-ministri së bashku me ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaled Çela rrezikojnë të vuajnë nga 8 vjet burg nga 12 që kërkoi Prokuroria, në një institucion të sigurisë së zakonshme.

Saimir Tahiri akuzohet për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Sipas akuzës nga provat dhe përgjimet në tërësi të bëra nga ana e prokurorisë është arritur në konkluzionin se ish-ministri i Brendshëm u ka siguruar mbrojtje dhe paprekshmëri grupit të trafikantëve ku bënin pjesë edhe kushërinjtë e tij të njohur ndryshe si vëllezërit Habilaj.

Në pretencën e saj, Prokuroria theksonte se Tahiri ishte përfshirë në 4 episode të trafikut të drogës nga 2013-2015, ndonëse nuk dha detaje konkrete për rolin e tij.

Ndërkohë, në seancën maratonë të javës së kaluar, vetë ish-ministri, i pyetur nëse kishte frikë nga dënimi, tha se “as nuk më shkon ndërmend dënimi”./b.l/noa.al/