Transmetuar më 18-09-2019, 20:41

Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke pasi u kap me kokainë. Ai u vu në pranga nga Departamenti i Sigurisë në Edessa, teksa akuzohet për trafik dorge.

Gjithçka nisi pas kontrolleve në një apartament në të cilin rezultoi se fshihej drogë. Policia gjeti dhe sekuestroi 51 doza kokaine, me peshë totale 143.3 gram.

Një kontroll tjetër në shtëpinë ku banonte shqiptari, gjithashtu u sekuestrua edhe një sasi e vogël kanabis si dhe pluhur i bardhë i përdorur për të përzier kokainën si dhe një sasi prej 1 mijë e 695 euro dhe dy telefona celularë.

Policia sekuestroi edhe një motor, i përdorur për transportin e drogës, në të cilin u gjet edhe një dozë kokaine. I arrestuari u dërgua pranë prokurorit publik të Selanikut. /k.k/noa.al/