Transmetuar më 18-09-2019, 20:03

Një shqiptar është gjetur i shkrumbuar brenda një makine në Greqi, në zonën e Kaminari, mes Malona dhe Haraki.

Sipas autoriteteve dyshohet se ai është vetëdjegur, gjithsesi hetimet do të zbulojnë të vërtetën.

Burri, identiteti i të cilit ende nuk është publikuar, u gjet i vdekur në makinë rreth orës 06.00.

Forcat speciale nga Departamenti i Zjarrfikësve dhe oficerët e policisë nga Drejtoria e Sigurisë Rodos dhe Departamenti i Policisë Archangel nxituan për në vendngjarje.

Sipas hetuesve,  56-vjeçari ishte në vështirësi financiare dhe duket se kjo është arsyeja se përse ai ka vendosur t’i japë fund jetës. /k.k/noa.al/