Transmetuar më 18-09-2019, 19:14

Një ndër këngëtaret më të famshme në të gjitha kohërat. E kush tjetër përveç Madonës. Mbrëmjen e djeshme ajo ka performuar në koncertin e saj “Madame X”, në Bruklin.

Përpara publikut ajo ka thënë: "Një gjë që më nevojitet është gjumi. Jam e lodhur”.

Por gjithsesi ikona e muzikës, edhe pse 61-vjeçare nuk tregoi ndonjë shenjë lodhjeje mbrëmë, ndërsa ajo nisi këtë prodhim ambicioz për ta vijuar më tej me koncerte të tjera.

Koncerti filloi një orë me vonesë, në 10:30 pasdite, por Madonna kërkoi falje dhe shpjegoi arsyet më vonë.

"Madame X Tour" përmban 12 këngë, ndërsa uj shoqërua nën masa të rrepta sigurie. Në sy ra edhe veshja e saj.

Çikago do të jetë turneu i radhës i “mbretëreshës” së pop-it. /k.k/noa.al/