Transmetuar më 18-09-2019, 15:40

Ditët e nxehta të verës, por edhe të muajit të parë të vjeshtës, duket po iu vjen fundi.

Moti më diell do t’ia lere vendin këtë të enjte rrebesheve të shiut.

Sipas shërbimit Meteorologjik, MeteoAlb, nesër do të ketë reshje, madje rrebeshe shiu në të gjithë vendin.

Ato do të jenë më prezente në zonat jugore dhe juglindore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie, duke u luhatur nga 9 gradë C në mëngjes, deri në 29 – 30 grade C në mesditë. Pas shiut, kthjellimet do të rikthehet në fundjavë, por me temperatura disi më të ulëta, se në dy javët e para të Shtatorit. /a.m/NOA.al