Transmetuar më 18-09-2019, 14:20

Presidenti Meta ka takuar sot Presidentin e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio

Meta ndodhet për një vizitë në Strasburg.

Sipas zyrës për shtyp të Presidencës, Presidenti Meta i dorëzoi Presidentit Buquicchio raportin e përgatitur për Komisionin e Venecias, dhe i shprehu vullnetin për bashkëpunim të plotë për çdo çështje apo paqartësi që lidhet me të.

"Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin historik të Komisionit të Venecias për forcimin e institucioneve, të shtetit të së drejtës dhe demokracisë në Shqipëri."

"Gjatë këtij takimi ishte e pranishme edhe Përfaqësuesja e Përhershme e Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Europës, znj. Albana Dautllari."

Komisioni i Venencias, lidhur me kërkesën e Kuvendit, do të shprehet mbi shkarkimin e mundshëm të Presidentit Ilir Meta, më 11 Tetor. /a.m/NOA.al