Transmetuar më 18-09-2019, 13:46

Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë, në qendër të Beratit.

Drejtuesi i një motorçiklete është përplasur me një grua, këmbësore në rrugë.

Gruaja u përplas teksa po kalonte rrugën, por edhe drejtuesi i motorit mbeti i plagosur.

E aksidentuara është identifikuar me inicialet, M.Ç, 43-vjeçe.

Drejtuesi i motorçikletës, J.SH, 35-vjeç, është banues në fshatin Molisht të Beratit.

Raportohet se 43-vjeçarja ka fluturuar në rrugë me gjithë qeskat me ushqime, pas përplasjes.

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertët e policisë së qarkullimit rrugor,të cilët pas vëzhgimit të vendngjarjes kanë dalë në përfundimin se motori ishte duke ecur me shpejtësi jashtë normave të lejuara në këtë zonë të banuar,ndërkohë që edhe gruaja ka kaluar rrugën pa parë.

Të dy të plagosurit janë dërguar në gjendje të rëndë dhe me fraktura në pjesë të ndryshme të trupit. Raportohet se pas ndihmës mjekësore gruaja ndodhet jashtë rrrezikut për jetën. Policia sqaroi se drejtuesi i motorit teksa po merr ndihmë mjekësore është shpallur i ndaluar në spital. Pasi të marrë mjekimin e specializuar, ai do merret në pyetje nga policia për ngjarjen, teksa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të saj.

/a.m/NOA.al