Transmetuar më 18-09-2019, 10:29

Aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Rrotull në Durrës.

Burime policore bëjnë me dije se shetasi E.C., 28 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip Peugot ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin R.Ç., 32 vjeç, i cili drejtonte një biçikletë.

Policia ka vënë në pranga pas disa orësh drejtuesin e mjetit tip Peugot, i  cili pasi e ka përplasur 32 vjeçarin e ka braktisur në rrugë duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Mbi të riun rëndojnë akuzat për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës./b.l/noa.al/