Transmetuar më 18-09-2019, 10:01

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti në një lokal në Bulqizë, ndërsa është shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 02.40  në ambjentet e një lokali, ku gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri shtetasi V.A,  41 vjeç, banues në Bulqizë.

Menjëherë pas plagosjes ai është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet hetimore të kryera nga ekspert të Policisë ka rezultuar se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi I.D, 31 vjeç, banues në Bulqizë ( person me precedent  kriminal), i cili është larguar nga vendngjarja sëbashku me shtetasin D.S. 24 vjeç.

Policia e Bulqizës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit në  DVP Dibër,  po krehin  zonën për kapjen e autorëve të kësaj ngjarje. Vijon puna nga grupi hetimor, për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Kujtojmë se kjo ngjarje vjen disa orë pasi në datën 17 shtator, në fshatin Sllatinë, rreth orës 03:00 gjatë një konflikti për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambjentet e një lokali në fshat, Q.P., 24 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin M. H, 24 vjeç dhe ky i fundit, në bashkëpunim me vëllain e tij, ka plagosur me sende të forta shtetasin D. P., 29 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital./b.l/noa.al/