Transmetuar më 17-09-2019, 20:25

Një taksist ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë në qytetin e Elbasanit por për fat të mirë nuk ia ka dalë mbanë.

Bëhet fjalë për një 55-vjeçar i identifikuar me emrin Sami Meta, që është ndaluar nga policia.

Ai është shoqëruar në komisariat, si dhe është bërë bllokimi i makinës së tij.

55-vjeçari do të merret në pyetje për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje. /k.k/noa.al/