Transmetuar më 17-09-2019, 14:55

Kryeministri Edi Rama, përmes një mesazhi që shpërndau në rrjetet sociale, ka paralajmëruar një një përshkallëzim të ri në luftën kundër korrupsionit.

Kryeministri ka ftuar studentët të bashkohen me nismën, që të denoncojnë rastet, duke i motivuar ata, se në një rast të tillë nuk do të paguajnë tarifa, madje edhe do të shpërblehen.

Gjatë muajit Shtator, janë arrestuar disa biznesmenë për fshehje të të ardhurave, ndërsa më tej pritet që të ketë ndëshkime edhe në Administratën Publike, për raste korrupsioni apo që bashkëpunojnë me shkelësit e ligjit.

“Koha për një përshkallëzim të ri kundër korrupsionit! Po punojmë për një program nxitjeje kundër heshtjes dhe denoncimit me provë abuzuesit. Një ide në diskutim është: Çdo student denoncues që sjell provë për presion korruptiv nga kushdoqoftë, zeron tarifën e merr bursë njëvjeçare!”, shkruan Rama.

/a.m/NOA.al