Transmetuar më 17-09-2019, 13:14

Policia e Fierit falë bashkëpunimit me qytetarët, njoftoi se u ka gjetur në kohë rekord dy turistëve biçikletën që u kishte vjedhur një 19-vjeçar.

Gjatë ndjekjes nga Policia autori mundi të largohet fillimisht, por është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Në zonën e quajtur "Azotiku", një shtetas u kishte vjedhur biçikletat  dy turistëve gjermanë, duke shfrytëzuar momentin kur këta të fundit ishin duke filmuar.

Një qytetar, i cili kishte parë momentin e vjedhjes, njoftoi policinë dhe menjëherë drejt vendngjarjes u nis njësia "Shqiponjat", e cila u vu në ndjekje të autorit. Gjatë ndjekjes, autori braktisi biçikletat në lagjen e romëve dhe arriti të largohet. Policia po punon për kapjen e shtetasit K. M., 19 vjeç dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Shërbimet e Policisë “Shqiponjat” u kanë dorëzuar biçikletat turistëve gjermanë, të cilët kanë falënderuar Policinë për gjetjen e tyre./a.m/NOA.al