Transmetuar më 17-09-2019, 11:11

Një 49-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij iu sekuestrua një sasi prej 6 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Mbi  bazën e informacione të marra falë bashkëpunimit komunitet – polici, se një shtetas në banesën e tij fshihte drogë, policia ka ushtruar kontroll të befasishëm, ku të fshehur në çatinë e shtëpisë së tij në fshatin Barbullojë në Lezhë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale sasia prej 6 kg 185 gram lëndë narkotike kanabis sativa.

Në kuadër të operacionit " Barbulloja" u arrestua në flagrancë shtetasi B.P., 49 vjeç, banues në Lezhë, i dyshuar si posedues i saj, për veprën penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".

Materialet proçedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme./b.lnoa.al/