Mia Khalifa është kritikuar nga fansat për tradhtinë ndaj "West Ham", në mediat sociale.
Ish aktorja e filmave porno ndoqi të Dielën ndeshjen mes Watford dhe Arsenal, duke u shndërruar pjesëmarrjen e saj, në një moment argëtimi për tifozët.
Khalifa është një tifoze e West Ham dhe në të kaluarën ka qenë shpesh në Stadiumin e Londrës. Kur një fanse e pyeti me shpresë për ta takuar atë në ndeshjen ndaj Sheffield United muajin tjetër, ajo tha: "Oi, WestHam, më ftoni të bëj që këta djem të ëndërrojnë."
"Paguajeni biletën?", – i tha një mbështetës.
"Por ju jeni një tifoz i Watford tani," e pyeti dikush tjetër dhe ajo tha se nuk kishte shkuar për të parë Arsenalin.
Por tifozët e West Ham i thanë sesi mund të shkonte e të shihte Watford. "Ne jemi tifozë shumë besnikë, Mia," i tha njëri prej tyre në rrjetet sociale.
Ajo tha se ishte në stadium dhe veshi fanellën e Watford, për inat të Arsenal, skuadra e Granit Xhakës.
Pati ftesa të shumtë nga tifozë të skuadrave të tjera të Premier League për të.
Por Khalifa u mbrojt duke iu përgjigjur, një përkrahësi: "Unë nuk do të them kurrë jo, për një ftesë në stadium, kur ajo të më ofrohet".
Në vitin 2018, Khalifa pranoi se ajo ishte një fanse e West Ham. .
"Kam parë huliganët e Green Street kur isha i re dhe që atëherë kam dashur West Ham," tha ajo.