Transmetuar më 16-09-2019, 12:33

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj dhanë lajmin e bukur se do të bëhen prindër për herë të dytë gjatë koncertit të Albanit “Hapësirat e një ëndrre”, që u mbajt në Prishtinë, në muajin qershor.

Pas dasmës përrallore të mbajtur në Maldive, për çiftin e famshëm erdhi një “dhuratë” e dytë, po aq e bukur sa e para.

Miriami është në muajin e gjashtë dhe tani barku duket qartë. Gjatë këtyre muajve ajo nuk ka ndarë shpesh foto në rrjetet sociale, por duket se dje edhe ajo, pas Albanit ka vendosur të ndajë një foto ku duket barku i rrumbullakosur.

Më herët, Albani ka publikuar një foto të mami Miriamit dhe Amelisë që përqafon barkun, ku ndodhet vëllai ose motra që do të vijë shumë shpejt në jetë.  "Tri arsye për të jetuar", -ka shkruar Albani sipër fotos, shoqëruar me tri zemra./b.l/noa.al/