Transmetuar më 15-09-2019, 09:04

Lorik Cana do të bëhet baba për herë të dytë. Lajmi është zbuluar sot nga bashkëshortja e tij, Monica Ercoli, e cila ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, së bashku me babain e lumtur, ish-kapitenin e Kombëtares Shqiptare.

Monica është në pritje të ëmbël dhe nga fotoja që ka publikuar me barkun e rrumbullakosur, ka zbuluar së së shpejti familja Cana do të shtohet me një anëtar të ri.

Bojken, djali 4-vjeçar i çiftit, pas pak kohësh do të jetë vëllai i madh. Planet për të zgjeruar familjen Loriku i kishte bërë publike shumë kohë më parë, megjithatë kjo foto e postuar sot nga Monica ishte surprizë për të gjithë ndjekësit.

Ende nuk dihet gjinia e fëmijës, por Loriku është shprehur se këtë herë dëshiron të ketë një vajzë, madje edhe ta pagëzojë me emrin Enkelejda.

Monica, edhe këtë herë nuk ka të drejtë zgjedhjeje. Cana është i vendosur edhe për zgjedhjen e emrit./b.l/noa.al/