Transmetuar më 14-09-2019, 16:44

Kompania gjigante italiane e automobilizmit ka zgjedhur këngëtaren e talentuar, me origjinë shqiptare, Ava Max-in, për promovimin e makinave të reja.

“Një nga këngëtaret më të mëdha të pop-it dhe një nga qytetet më të dalluar për fashion. Duket se diçka e mahnitshme do të ndodhë”, shkruhet në faqen zyrtare të Fiat- it, ndërkohë që në fotografitë e postimit shfaqet pikërisht Ava.

Ava, emri i vërtetë i të cilës është Amanda Koçi, lindi më 16 shkurt 1994, në SHBA.

Prindërit e saj, Andromaqi dhe Pavllo Koçi, emigruan nga Saranda për në SHBA, rreth fillimit të viteve ’90.

Amanda e nisi karrierën në 2017-n me këngën “The Clapp Your Hands” të Le Youth, ndërsa sot pas disa hiteve është kthyer në një ndër këngëtaret më të pëlqyera për publikun. /a.m/NOA.al