Transmetuar më 14-09-2019, 13:43

Dy blogerë të cilët udhëtojnë nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jo vetëm, kanë ngjallur kritika të shumta, për shkak të një fotografie të publikuar në rrjetet sociale.

Kelly Castille dhe Kody Workman, shihen në Laguna Humantay, në Andet Peruane, vend i famshëm për bukuritë natyrore. Nuk ka asgjë të pazakontë deri këtu, nëse nuk do të ishte pozicioni tejet i rrezikshëm i çiftit.

Kody shihet i ulur në shkëmbinj, ndërsa mban në ajër me duar në ekuilibër perfekt partneren e tij. Një pozicion mjaft i rrezikshëm, i cili ka ngjallur kritikat e ndjekësve të tyre.

Fotografinë çifti e shoqëron me fjalët, “Ka një diferencë të madhe mes të rrezikuarit jetën dhe rrezikut për të pasur një jetë. Mos lejoni që të mposhteni nga ata që kanë frikë të jetojnë jetën e tyre”.

Ky postim u përhap me shpejtësi duke mos kursyer kritikat, se si Kody rrezikonte partneren e tij.

Disa javë më parë ata publikuan një tjetër fotografi të rrezikshme, në pozicion të ngjashëm në një ujëvarë në Bali.

Nga ana e tyre dy të rinjtë iu përgjigjën komenteve me fjalët, “Këto fotografi nuk na trembin aspak. Kemi besim tek njeri tjetri dhe nuk do të bënim kurrë diçka që do të rrezikonte jetët tona”. /a.y/noa.al