Transmetuar më 14-09-2019, 13:12

Donte që ai të hiqte dorë nga pija, kështu e mbylli të shoqin në një barake.

50-vjeçari anglez Jon Daunter, baba i tre fëmijëve, me banim në Shirenewton, të Monmouthshire, gjeti vdekjen i intoksikuar nga tymi i motorit të një motoçiklete, pasi gruaja e mbylli një kapanon, në mënyrë që ta ndalonte të pinte.

“Nuk kisha as kurajo ta merrja me vete. Do të kërcente nga makina për shkak të dëshirës së pakontrolluar për tu dehur. E mbyllëm në kapanon bashkë me vajzën, për tu siguruar që nuk do të pinte më. Kishte brenda ujë dhe veshje të ngrohta. E bëmë për të mirën e tij”, thotë gruaja Kim, e cila në mëngjes e gjeti burrin të vdekur.

Sipas policisë vdekja e John ishte aksidentale. Nga ana tjetër nuk ka prova që të tregojnë se burri është futur me forcë në kapanon dhe as kishte ndërmend të vritej, duke qenë se motori i motoçikletës ishte me defekt, shkruan noa.al.

Vdekja e 50-vjeçarit ndodhi në 11 shkurt, por vetëm këto ditë në kuadër të hetimeve u bë rindërtimi i dinamikës së ngjarjes. /a.y/noa.al