Transmetuar më 14-09-2019, 12:54

“3 arsye për të jetuar”. Me këtë fjalë këngëtari Alban Skënderaj, ka përshkruar fotografinë që shpjegon kuptimin e tij të jetës.

Ditën e sotme ai kap publikuar fotografinë e parë të Miriamit me barkun e rrumbullakosur nga shtatzënia e dytë.

Edhe më e bukur bëhet fotoja teksa barkun e këngëtares e mban e bija Ameli.

Çifti i artistëve është në pritje të fëmijës së dytë, ndërkohë që nuk e kanë zbuluar ende gjininë e foshnjës.

Pas axhendës së ngjeshur me koncerte gjatë verës, duket se më në fund Albani ka gjetur pak kohë për familjen. /a.y/noa.al