Transmetuar më 14-09-2019, 10:50

E përdhunuar në moshën 15-vjeçare! Aktorja Demi Moore, tregon për New York Times autobiografinë e saj ‘Inside Out’, e cila do të dalë në treg në 24 shtator.

“Ky libër është një histori mbijetese, suksesi dhe dorëzimi. Është portreti i ndershëm dhe drithërues i një gruaje që nga jeta e zakonshme në të kthyerit në ikonë. Pjesë e jetës sime është edhe përdhunimi kur isha 15 vjeç”, shprehet aktorja.

Dy vite pasi Demi Moore u martua me muzikantit e Freddy Moore, e cila dështoi shumë shpejtë, aktorja tregon se u martua dy herë të tjera në vitin 1987 me Bruce Willis me të cilin ka tre vajza dhe në vitin 2000 me Ashton Kutcher, 15 vite më i ri se ajo.

Në autobiografinë e saj, aktorja tregon se në kohën e martesës me Kutcher abortoi një fëmijë. Gjithçka ndodhi teksa ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë, dhe se ajo dhe Ashton kishin vendosur që të quanin vogëlushen Chaplin Ray.

Pak pas abortit ajo rrëfen se nisi të pinte sërish, pasi prej 20 vitesh kishte hequr dorë nga akooli dhe droga. Kjo pasi fajësonte veten për humbjen e vajzës, shkruan noa.al.

Demi dhe Ashton tentuan sërish të bëheshin me fëmijë, por pa rezultat.

Aktualisht aktorja është e lidhur me stilisten serbe Masha Mandzuka. /a.y/noa.al