Transmetuar më 13-09-2019, 14:41

Del për të bërë disa blerje, por vret djalin. 22-vjeçari anglez Zak Eko Bennet, nga Radcliffe, në Greater Manchester, të Britanisë së Madhe i kishte thënë partneres së tij Emma Blood, se do të dilte për të blerë qumësht, por rrugës e kapi djalin 11 muajsh dhe e hodhi nga ura.

Zak kishte dalë këtë të mërkurë me vogëlushin me emrin Zakari, por më tej ishte ndalur para urës në lumin Irwel, dhe në sy të kalimtarëve të tjerë e hodhi të birin nga ura.

Menjëherë të pranishmit lajmëruan autoritetet, ndërsa babai i foshnjës u largua.

Disa dëshmitarë thanë se Bennet ishte futur në një lokal me muzikë, ku më tej u gjet nga policia duke pirë, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Fatkeqësisht për vogëlushin nuk kishte më shpresë, për shkak se gjeti vdekjen nga uji i ftohtë i lumit, shkruan noa.al.

22-vjeçari u arrestua nga policia dhe është në pritje të procesit gjyqësor, ndërkohë që nëna e të miturit është në gjendje shoku.

Hetimet janë në vijim për të zbuluar arsyen se pse Bennet e hodhi vogëlushin në lumë. /a.y/noa.al