Transmetuar më 11-09-2019, 21:53

Zbuloni nëse edhe ju jeni një prej shenjave më intuitive të Horoskopit.

Gaforrja

Te gaforret, intuita dhe vetëdija e fortë për emocionet e tyre shkojnë paralelisht, prandaj nuk është për t’u habitur që janë të ndërgjegjshëm për zërat e tyre të brendshëm.

Jo vetëm që mund ‘t’i kapin që në ajër emocionet e personave që janë afër tyre, por i perceptojnë shumë mirë edhe emocionet e personave të huaj.

Peshqit

Personat intuitivë kanë prirjen të jenë edhe kreativë, prandaj peshqit janë një nga shenjat më kreative të Horoskopit.

Akrepi

Akrepët janë shumë intuitivë sidomos kur bëhet fjalë për njerëzit e tjerë. Mund ta ndiejnë në ajër aromën e gënjeshtrës. çfarëdo që të bëni për të mbuluar diçka, dijeni se një akrep nuk e ka besuar. /k.k/noa.al/