Transmetuar më 10-09-2019, 11:42

Në pjesën braziliane të Amazonës, shpyllëzimi është rritur me 300% nga gushti i vitit 2018 deri në gusht të këtij viti dhe me 100% gjatë tetë muajve të parë të vitit 2019.

Ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë që në fund të vitit mbi 10 mijë kilometër katrorë e pyllit të shihet.

Sipas Institutit Kombëtar për Studimet Shkencore, pylli ka humbur 1700.8 km katrorë gjatë muajit gusht si pasojë e zjarreve, në raport me 526.5 kilometër katrorë të një viti më parë.

Gushti është gjithmonë muaji më i thatë dhe me zjarre të shtuara, por këtë vit zjarret kanë shënuar një rritje të ndjeshme për shkak të veprimeve të bujqve dhe në mënyrë të veçantë të prodhuesve të saj,

Michelle Bachelet, i Organizatës së Kombeve të Bashkuara e cilëson shpyllëzimin e Amazonës, si një “katastrofë humanitare” për popullsinë indigjene që jeton në pyll dhe me një impakt të tmerrshëm për të gjithë njerëzimin, shkruan noa.al.

Në një fjalim të tij gjatë Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB në Gjenevë, ai u shpreh thellësisht i shqetësuar për shpyllëzimin e Amazonës. Po ashtu ai kërkoi nga qeveritë e vendeve ku shtrihet Amazona, që të implementojnë sa më shpejtë politika ambientale, me synim ruajtjen e zonës së gjelbër më të madhe në botë. /a.y/noa.al