Transmetuar më 09-09-2019, 09:50

Pesë ishuj të rinj janë zbuluar në ujërat e akullta të oqeanit Akrtik, në veri të Rusisë.

Zbulimi u konfirmua nga Ministria e Mbrojtjes ruse, me anë të një deklarate zyrtare.

Zbulimi pason një sërë zhvillimesh të tre viteve më parë. Ishte viti 2016, kur një inxhinier i cili ndodhej në anijen hidrografike ‘Vizir’ për matjet oqeanografike, zbuloi praninë e ishujve të rinj, të cilët u zbuluan më tej edhe nga një student, duke analizuar disa imazhe satelitore teksa po merrej me tezën e tij.

Që nga ai moment nisën kërkime të thelluara, deri kur një ekspeditë e nisur në 15 gusht në ujërat e deteve të Barents dhe Kara, i zbuloi nga afër.

Në deklaratën zyrtare të ministrisë thuhet se, “Hidrogramet e flotës konfirmuan praninë e pesë ishujve të rinj në Arktik. Grupi hidrografik i flotës së veriut, konfirmoi zbulimin e pesë ishujve. Ndodhen në Baia di Vise, pranë brigjeve të Kara, në ishullin e arkipelagut të Novaya Zemlya, në zonën e akullnajës Vylki (Nansen). U zbuluan nga inxhinierja Marina Migunova dhe kanë një sipërfaqe nga 900 deri në 55 mijë metër katrorë”.

Pavarësisht konfirmimit zyrtar, nuk ka asgjë për të festuar, pasi temperaturat kanë pësuar rritje kanë shkaktuar shkrirjen e akujve çka për pasojë ka zbuluar ishujt. /a.y/noa.al