Transmetuar më 08-09-2019, 16:29

Mjekët kanë shkuar në një vend në të cilin një person pretendon se ka kuruar sëmundjen e kancerit.

Bëhet fjalë për ujin në Lourdes të Francës, ndërsa pensionisti këmbëngul se gjeti shpëtim.

Kazik Stepan beson se uji i shenjtë i Kishës Katolike romake në Francë, e kuroi nga kanceri.

71-vjeçari kishte kancer në palcën kurrizore që e la të paaftë për të ecur dhe mjekët frikësoheshin se nuk do i mbijetonte sëmundjes.

Por sipas tij, falë ujit të shenjtë është në gjendje të ecte. Dhe një ekip prej 30 mjekësh nga International Medical Committee of Lourdes do vlerësojnë pretendimet e tij.

Stepan, i cili jeton në Kent, dëshiron që mjekët të mbështesin teorinë e tij se ishte "i bekuar me një shërim të përhershëm".

Por ata duhet të jenë të sigurt nëse ai ishte i pashërueshëm përpara se të marrin një vendim.

Stepan vizitoi Lurdën në 1965 dhe beson se është ende gjallë për shkak të kësaj mrekullie. /k.k/noa.al/