Transmetuar më 08-09-2019, 10:27

Këngëtarja italiane nga Padova, Marisa Sacchetto, e cila pati sukses edhe televiziv në vitet ‘80-të, denoncon shërbimin shëndetësor.

Gruaja e cila aktualisht është 65 vjeçe dhe banon në a Piove di Sacco, akuzon mjekët se e kanë diagnostikuar në vitin 2015 për një tumor që nuk ekzistonte, duke e detyruar që ti nënshtrohet cikleve të kimioterapisë dhe radioterapisë.

Në këto gushte gruaja u rëndua fizikisht dhe psikologjikisht.

Gjithçka kulmoi në vitin 2017, kur gruaja i tregoi mjekut rezultatin e analizës së biopsisë, të cilën e kishte bërë në spitalin Piove di Sacco.

Mjeku i këngëtares, duke pretenduar se diagnoza e parë tumorale e vitit 2015 ishte e gabuar, i përsëriti analizat dhe zbuloi se nuk kishte tumor.

Lidhur me këtë rast të rëndë të gabimit mjekësor, ministria e punëve publike ka nisur hetimet. Prokuroria është në pritje të rezultateve të konsulencës së mjekësisë ligjore, para se ta dërgojë çështjen në gjykatë. /a.y/noa.al