Kryeministri Edi Rama, dhe ish-kryeministri Sali Berisha, kanë lëshuar mesazhe urimi mbi fitoren e përfaqësueses së Kosovës, duke e cilësuar fitoren historike dhe pjesë e kombit tonë.
Rama, ka përdorur vetëm një fjalë “Lions”, pra “Luanë”, ndërkohë që Anglia, e cila është pjesë e grupit të tyre njihet ndryshe me emrin “Tre Luanët”.
Kosova dhe Anglia në përballjen e së martës do të diskutojnë mes tyre vendin e parë të grupit.
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh “Kosova në krye, lider i grupit A!”
Berisha ndryshe nga Rama, i cili përdori një fjalë, ka shtuar se “sot kombëtarja e Kosovës ia zbardhi faqen futbollit dhe kombit!”
“Ajo triumfoi në Prishtinë dhe shkëlqeu sot me dy golat fantastikë shënuar nga Muriqi dhe Vojvoda, me rezultatin 2:1 ndaj ekipit kombëtar të Çekisë.
“Sot ekipi i Kosovës udhëheq, i prin grupit A duke patur pas vetes ekipe si ai i Anglisë, Çekisë, Bullgarisë etj, dhe kjo është histori!”
“Urime dhe Suksese me Anglinë!”, ka mbyllur mesazhin e tij, Berisha. /a.m/NOA.al