Transmetuar më 06-09-2019, 08:59

Një vajzë 2 vjeçe e denoncuar e zhdukur, u gjet e vdekur nga policia. Nga hetimet e kryera, rezultoi se e mitura u rrëmbye nga një vajzë 25 vjeçe, e cila kishte lidhje me babanë e vogëlushes.

Vogëlushja Nalani Johnson, u gjet në Pine Ridge Park, të Indiana, SHBA, këtë të martë, pasi u deklarua e zhdukur të shtunën në Penn Hills, të Pennsylvania.

25-vjeçarja Sherena Nancy, akuzohet se ka rrëmbyer të voglën, pasi e mori në makinë bashkë me të atin Paul Johnson.

Fillimisht Johnson tha se Nancy ishte shofere taksie dhe se ishte larguar me të bijën, pak pasi ai kishte zbritur, ku do të zgjidhte më tej vogëlushen nga sedilja.

Por sipas policisë, Nancy kishte një lidhje me Johnson dhe se burri kishte zbritur nga makina pas një debati mes tyre, shkruan noa.al.

Të shtunën mbrëma Johnson telefonoi policinë, duke denoncuar se vogëlushja Nalani ishte marrë nga Nancy. Pak orë më vonë e reja u arrestua nga policia, por as e mitura dhe as sedilja e saj nuk ishin në makinë.

Nancy akuzohet për rrëmbim të mituri dhe vrasje, ndërkohë që priten rezultatet e autopsisë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së Nalani. /a.y/noa.al