Transmetuar më 05-09-2019, 23:03

Këto janë pamjet e frikshme ku duket një piton gjigant katër metra i gjatë që vjell një dhi të tërë të ciulë më parë e kishte gëlltitur.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Fujian në juglindje të Kinës, ku banorët thanë se gjarprit iu desh afërsisht një orë për ta nxjerrë të gjithë kafshën.

Për ta ndihmuar kishin shkuar edhe fshatarët të cilët i tërhoqën bishtin dhe i bënin masazh në stomak.

Pitonin e gjeti një bari i zonës, teksa po kërkonte një kafshë të humbur.

Ai pretendon se i kanë humbur të paktën 20 dhi që prej fillimit të vitit.

Më poshtë keni videon: