Transmetuar më 05-09-2019, 14:14

“Mbylli sytë, kam një surprizë” dhe më pas sulmon gruan duke e therur. 34-vjeçari

Shaun May, qëlloi me thikë në fyt të shoqen Laura May, pasi të dy ishin duke bërë seks në shtëpinë e tyre në Kent të Anglisë.

Sulmi ndodhi krejt papritur, teksa burri i tha gruas që të mbyllte sytë, duke i thënë se do i bënte një surprizë, ndërkohë që e sulmoi me gjakftohtësi.

Gruaja shpëtoi për mrekulli, duke qenë se thika e kuzhinës për pak nuk i preu arterien.

I dyshuari kishte vetëm pak kohë që ishte shkarkuar nga puna, ndërkohë që tha në polici se nuk kishte kurajon që ti tregonte gruas se kishte gabuar në punë dhe i duhej që të paguante një gjobë, shkruan noa.al.

Në këto kushte, në gjendje të rënduar psikologjike, preferoi që ta vriste.

Çifti kishte një raport shumë të qetë dhe prej pak kohësh ishin kthyer nga pushimet.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 9 tetor të vitit që lamë pas, ndërkohë që detajet u mësuan në seancën e kësaj të marte.

Në 16 tetor, gjykata do të japë dënimin ndaj burrit. /a.y/noa.al