Transmetuar më 01-09-2019, 23:07

Blerta Deliu-Kodra, deputetja e Kuvendit të Kosovës, sapo ka ndarë një lajm të dhimshëm me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Një vajzë e re nga Kosova (foto në galeri) është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me sëmundjen.

"Është vështirë të zgjedhës fjalët për t’i thënë lamtumirë Drenushës së re e plotë jetë, e cila nga sot na la përgjithmonë, duke e humbur betejën me sëmundjen prej të cilës vuajti më shumë se një vit", u shpreh Blerta Deliu, në mesazhin e saj.

"Drenusha do të mbahet mend për forcën me të cilin luftoi deri në momentin e saj të fundit, duke pasë në krah gjatë gjithë kohës Zymerin, një djalë të fortë, e fjalëpak që luftoi bashkë me të deri në çastin e fundit."

"Ngushëllimet e mija të sinqerta dy familjeve Demaj dhe Deliu, të cilat humbën një njeri të dashur".

Prehu në paqe, Drenushë ", ka qenë mesazhi i trishtë i deputetes kosovare, mbi lajmin e trishtë. /a.m/NOA.al