Transmetuar më 27-08-2019, 15:12

Në bazë të studimeve të fundit avodado mund të jetë arma e përsosur në luftën kundër plakjes dhe shumë sëmundjeve të tjera.

Sipas ekspertëve të biologjisë molekularë vaji i avokados  ka fuqinë për të luftuar radikalet e lira që janë shkaktarët kryesorë të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe të kancerit, pasi ajo depërton deri në mitokondri.

Radikalet e lira kanë si qëllim shkatërrimin e mitokondrisë duke ndaluar prodhimin e energjisë në vetë qelizën e cila më në fund vdes, dhe vaji i avokados i mundëson qelizave të mbijetojnë edhe kur janë të ekspozuara ndaj përqindjes së lartë të hekurit, të cilën e prodhojnë radikalet e lira.

Avokado gjithashtu përmban  vitaminën C posedon këtë lloj vitamine, e cila është e nevojshme për të krijuar kolagjenin dhe elastin, i cili ruan qëndrueshmërinë dhe strukturën e lëkurës.

Vitamina E është edhe një antioksidues që avakado e përmban e që ndihmon të zvogëlojë ndikimet e rrezatimit UVA dhe UVB gjatë ekspozimit të tepërt të diellit./b.l/noa.al/