Transmetuar më 26-08-2019, 23:15

Tirana fitoi betejën me Kukësi, duke rikthyer ish-kapitenin Andi Lila.

Bardheblutë, pas fitores në javën e parë të kampionatit ndaj Luftëtarit, 3-0, kanë marrë edhe një ish-mbrojtës tjetër kuqezi.

“Kristi Vangjeli dhe Andi Lila janë dy përforcimet e fundit të Tiranës për këtë merkato vere. Të dy lojtarët kanë nënshkruar dhe do të prezantohen nesër në stadium përpara tifozëve bardheblu”, ishte konfirmimi zyrtar i 24-herë kampionëve të Shqipërisë.

Andi Lila, ish-kapiteni i Kombëtares, nga Pas Janina rikthehet pas shumë vitesh te Tirana. Kristi Vangjeli vjen nga Skënderbeu.

Në orën 18:45, pak para ndeshjes Tirana – Teuta, të dy futbollistët do të vishen bardheblu./a.m/noa.al