Transmetuar më 26-08-2019, 21:55

Ish deputeti demokristian Nard Ndoka shprehet i habitur për faktin siç thotë ai se përse kryeministri është kaq shumë i dashuruar me ata që i përkasin botës së krimit edhe në kushtet kur ka kryer zgjedhje njëpartiake dhe ka nën kontroll thuajse të gjitha pushtetet. "Nuk e kuptoj dashurinë e kryeministrit, për personazhet, që vijnë nga bota e krimit", thotë z.Ndoka në një mesazh publik mbrëmjen e sotme. Kurse vijon: "Nuk e kuptoj sot, kur nuk ka nevojë fare për ta sepse është vetë kapobandë, kandidoi pa opozitë perballë, i ka të gjitha mundësitë e filtrave dhe të kontrollit në mënyrë institucionale". Në këtë pikë z.Ndoka vlerëson: "Pra, dashuria e tij per eksponentët e botës së krimit, duke i vendosur në poste drejtuese, është e pashpjegueshme!" Për ish ministrin e Shëndetësisë e gjitha kjo tani nuk ka ka as kuptim dhe as sens llgjike. Këtu z.Ndoka shpjegon: "Së pari, i ka të gjitha instrumentet për kontrollin e figurës së çdo individi. Së dyti, ka një ligj, që e pengon për të kandiduar dhe emëruar personazhe që vijnë nga bota e krimit". Nisur nga këto, z.Ndola konsideron se "përgjegjësia e Edi Ramës si Kryeministër sot, është ligjore, politike e morale; përballë ligjit dhe qytetarëve!" /noa.al/