Transmetuar më 26-08-2019, 20:33

Gjashtë emigrantë të paligjshëm humbën jetën dhe 10 të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti që ndodhi në Alexandroupolis të Greqisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme.

Raportohet se një shofer furgoni që transportonte 18 persona u drejtua drejt Alexandroupolis, por duke parë praninë e oficerëve të policisë u kthye drejt zonës së Delta Evros.

Raportohet se shoferi humbi kontrollin e automjetit duke u përmbysur.

Mediat greke flasin për 10 të plagosur, 7 prej të cilëve në gjendje të rëndë. a.m/noa.al