Transmetuar më 25-08-2019, 19:10

Tirana është një nga 10 qytetet më të lira në Europë për të pushuar. Gazeta britanike "Standard" bazuar në të dhënat e raportit të “Post Office Travel Money” dhe “Airbnb”, publikon listën me 10 qytete europiane, që po shënojnë rritje të shpejtë të kërkesës nga turistët për akomodim.

Raporti përfshin të dhënat për 12 muajt e fundit, dhe rendit në krye të listës qytetin Lviv në Ukrainë. Tirana renditet në vendin e dytë, si një nga qytetet më të mira dhe më të lira për të pushuar në Europë.

Sipas raportit Tirana është një destinacion i preferuar për turistët, pasi një fundjavë për dy persona në kryeqytetin shqiptar llogaritet të kushtojë në rreth 153.43 paund.