Transmetuar më 24-08-2019, 12:36

Lorenc Veliaj, dëshmia e të cilit zbardhi edhe autorin e vrasjes së 26-vjeçarit Indrit Çelaj, te Myslym Shyri, doli sot para gjykatës.

Gjykata e Tiranës vendosi arrest me burg për 27-vjeçarin, Veliaj, i cili akuzohet për kundërshtim i punonjësit të policisë, prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit si dhe shkatërrim prone.

Lorenc Veliaj u arrestua pas ngjarjes së ndodhur në rrugën Muhabet Gjollesha në Tiranë.

Në këtë ngjarje mbeti i vrarë me plumb në kokë 36 vjeçari Indrit Çelaj.

Fillimisht Veliaj u shoqërua si person i dyshuar në këtë krim, edhe pse kërkohej nga policia për 3 vepra penale.

Dëshmia e Veliajt nxori edhe emrat e autorëve të vrasjes, dy vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi. Konflikti mes tyre lindi për rrjedhjen e ujit të kondicionerit që po riparonte në vilën e Bujar Kusit. a.m/noa.al