Transmetuar më 23-08-2019, 13:40

Ndërhyrja në jetën online të qytetarëve, nuk do të jetë më e lehtë për qeverinë e Kazakistanit.

Google dhe Mozilla i kanë shpallur luftë shtetit kazak, pasi iu ka kërkuar qytetarëve instalimin e një certifikate të quajtur anti-HTTPS, e cila është në gjendje të spiunojë aktivitetin online të popullit.

Certifikata është në gjendje që të deshifrojë komunikimet online, duke ekzaminuar përmbajtjen. Një shkelje privatësie e papranueshme, për dy kolosët e uebit.

Google Chrome dhe Mozilla Firefox, kanë marrë masa për të penguar instalimin e certifikatës së qeverisë, duke bllokuar pajisjet që e kanë instaluar tashmë dhe duke mos lejuar që ta shkarkojnë të tjerët.

Certifikata e krijuar nga qeveria është në gjendje që të spiunojë të dhënat që vijnë nga 37 programe të ndryshme, mes tyre Facebook dhe Twitter.

Nga ana e tij ministri i zhvillimit dixhital të Kazakistanit, u justifikua duke deklaruar se këto masa janë marrë për të përmirësuar mbrojtjen kundër hackerave, shkruan noa.al.

Por këto shpjegime nuk e bindën Google dhe Mozilla, të cilat deklaruan se, “Nuk mund të lejojmë asnjë shkelje priivatësie të përdoruesve”. /a.y/noa.al