Transmetuar më 22-08-2019, 22:31

Blendi Klosi, ministër i Turizmit dhe i Mjedisit, ashtu si dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e politikanë të tjera ishin sot në malin e Tomorit, për t’i uruar besimtarëve bektashinj festën e Abaz Aliut

“Në malin e shenjtë të Tomorrit, një nga pasuritë natyrore dhe atraksionet turistike më të spikatura në Shqipëri, mes mijëra vizitorëve dhe pelegrinëve nga gjithë bota, për ti uruar besimtarëve bektashinj festën e Abaz Aliut! Mali i Tomorrit nuk i përket vetëm komunitetit bektashi, por të gjithë shqiptarëve! Gëzuar!”, ishte mesazhi që dha ministri Klosi, teksa shihej pranë presidentit Meta, pavarësisht tensioneve mes qeverisë dhe presidencës.

Ditë të gëzuara e pasofshin këtë ditë të shenjtë të Abaz Aliut”, ka shkruar përmes një mesazhi ministrja për Marrëdhënien me shtetin, Elisa Spiropali, shoqëruar me një foto ku tregohet gjurmët, si dhe me disa vargje:

“Ç’do gjë, që shohëm në jetë,

na rrëfen Zotn’ e-vërtetë,

më ç’do anë, që shikojmë,

atë fytyrë vështojmë.

Një zemërë të-qëruar

na kërkon Zot’ i-lëvduar,

edhe punëzën’ e-mirë,

dhe njerëzi e mëshirë,

dhe të-madhit t’ i bënç nderë,

dhe të vogëlit nga herë,

na dha mëndjenë më kokë,

e na bëri miq e shokë.

Atë që s’ të vjen ty mirë,

po të duket’ e-fështirë,

mos e bëj dhe ti në jetë,

në je njeri i-vërtetë.

I-ligu e gënjeshtari,

rrëmbenjësi e kusari,

vrasësi, që vret njerinë,

i prish të vëllajt shtëpinë,

ata që shajn’ e qërtojnë,

dhe heqin’ e kallëzojnë,

edhe bëjnë të-këqija

e rrojnë si bagëtija,

i venë pas djallëzisë,

së-rremës’ e ligësisë

s’ kan as njerëzi as besë"

/a.m/noa.al