Transmetuar më 21-08-2019, 22:57
Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme.
Një person është therur me thikë në fshatin Dumnicë të Vushtrisë dhe si pasojë ka mbetur i lënduar.
Mësohet se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, kurse i dyshuari i sulmit është shoqëruar në polici.
Policia po heton rastin në fjalë për dokumentimin e plotë të shkaqeve./a.k/noa.al/