Transmetuar më 20-08-2019, 12:33

Ai u fotografua krah Donald dhe nënës së tij Melania gjatë udhëtimit, teksa po ktheheshin në Shtëpinë e Bardhë.

Barron dhe familja e tyre u kthyen në Shtëpinë e Bardhë të dielën pasdite pas pushimeve të tyre dyjavore, në kampin e golfit “Bedminster” të babait të tij.

I riu dukej qartë se ndryshe nga koha kur Donald u bë president tre vite më parë, ishte më i gjatë se të dy prindërit e tij, madje edhe se nëna Melania, e cila kishte veshur taka të larta.

Trump më i vogël siç shihet po merr pas vëllait të tij nga i ati, Eric Trump, i cili gjithashtu është pak më i gjatë se babai i tyre.

Barron, sakaq,  ishte veshur si një adoleshent tipik amerikan në një T-shirt të zezë Ralph Lauren, pantallona të ngushta, atlete të bardha Nike dhe një gjerdan zinxhir prej argjendi./a.m/noa.al