Transmetuar më 20-08-2019, 12:16

Herët apo vonë të gjithë nisin që të thinjen dhe të kenë flokë të bardhë. Kjo gjë nis pas moshës 20-25 vjeç, por më fatlumët i shohin edhe më vonë.

Ajo që është fakt është se kur dalin, mbesin aty për gjithmonë! Nëse nuk doni që ti lyeni, por as që të duken, është një hile që iu vjen në ndihmë.

Gjithë çfarë iu duhet janë disa kokrra patate, të cilave duhet t’iu merrni lëkurën.

Kjo pasi lëkura e tyre përmban një enzimë e cila quhet katekolasi dhe që përdoret gjerësisht në produkte kozmetike, për t’i dhënë një ngjyrë uniformë flokut.

Jo vetëm kaq, por kjo enzimë i’u jep flokëve më shumë volum dhe shkëlqim. Ndër të tjera, lëkura e patates në dallim nga boja, nuk e dëmton flokun tuaj.

Gjithë çfarë duhet të bëni është që lëkurat e patates ti vendosni në një enë me ujë dhe ti lini për 2-3 orë. Më tej me lëngun e përftuar shpëlani flokët pasi ti keni larë. Do të shihni që rezultati është mbresëlënës! /a.y/noa.al