Transmetuar më 20-08-2019, 12:08

Me një biçikletë të modifikuar dhe të lidhur pas një Porche, ai kapi shpejtësinë 280 km/h.

Neil Campbell ka thyer rekordin botëror të shpejtësisë mbi biçikletë.

Rekordi i mëparshëm ishte vendosur në vitin 1995 me shpejtësinë 269 km/h.

Biçikleta e Campbell është ndërtuar me fibra kraboni dhe kushtoi 18 mijë dollarë.

Me profesion arkitekt, 45-vjeçari la punën e tij për t’iu përkushtuar tërësisht thyerjes së këtij rekordi.

Pas kësaj, ai u shpreh i lumtur dhe tha se gjatë asaj shpejtësie duket sikur po përplasej. Campbell, nga Little Horkesley, tha se ai ishte i emocionuar dhe i lehtësuar pasi realizoi dëshirën e tij.