Transmetuar më 20-08-2019, 11:55

Një studim amerikan i publikuar në revistën shkencore “Social Cognitive and Affective Neuroscience” të Oxford Academic Press i zhvilluar nga Matthew Sachs dhe i University of Southern California, në bashkëpunim me studiues të Universitetit të Harvard dhe Wesleyan University, në Connecticut, ka treguar se fakti që disa këngë ua bëjnë mishin kokërr, do të thotë se keni një tru shumë inteligjent.

“Rezultatet e siguruara japin informacion si shkencor dhe filozofik lidhur me këtë fenomen që i ndodh njeriut kur dëgjon muzika. Një prej motiveve mund të jetë në perceptimin kulturor që përcillet nëpërmjet dëgjimit, ku bëhet një gërshetim emocional dhe social me trurin e njeriut”, thonë studiuesit.

Po ashtu nënvizohet se nëpërmjet këtij reagimi, jepet një përgjigje emotive e madhe, aq sa aktivizon disa zona të veçantë të trurit nëpërmjet dëgjimit të një kënge të veçantë.

Studiuesit mbajtën nën vëzhgim një kampion prej 20 studentësh të përzgjedhur mes 200 kandidatëve. Më tej përzgjodhën 10 të rinj të cilët rrëqetheshin kur dëgjonin këngë e tyre të preferuar dhe 10 të tjerë që nuk e kishin provuar kurrë këtë ndjesi.

Ata iu nënshtruan disa testimeve, për të analizuar reagimet fiziologjike ndaj këngëve të preferuara, ku rezultoi se gjysma e vullnetarëve nuk rrëqetheshin pavarësisht se ishin të pasionuar pas muzikës, shkruan noa.al.

Nga këtu rezultoi se atyre personave që iu bëhej mishi kokërr kur dëgjonin muzikë, kishin të aktivizuara disa zona cerebrale të veçanta, duke rezultuar me një inteligjencë më të spikatur. /a.y/noa.al