Transmetuar më 19-08-2019, 21:22

Kryeministri Edi Rama ka sjellë opinionin e një tjetër aktori në lidhje me me çështjen e Teatrit të ri Kombëtar.

Në një postim në “Facebook”, Rama  ka publikuar mendimin e aktorit të humorit, Gaz Paja.

Gaz Paja shprehet se është për një teatër të ri për shkak se është pro zhvillimit.

Më poshtë keni mendimin e aktori Gaz Paja, publikuar nga kryeministri Rama.

“Gaz Paja s’ka nevojë për asnjë prezantim besoj

GAZMEND PAJA:

Fryma është pozitive, edhe ata që nuk kanë qenë dakord, janë bërë të logjikshëm dhe kanë kuptuar se kjo është në të mirë. Jam pro teatrit të ri, unë respektoj maksimalisht legjendat që kanë kaluar dhe janë gjallë, por jam edhe natyrë që e dua zhvillimin për vete dhe për ata që do vijnë pas nesh. Le ta mbajmë atmosferën pozitive, bashkëpunuese. Ndoshta artistit nuk i duhet teatër se artin e tij e bën kudo, por jam për një teatër të ri se jam pro zhvillimit”./a.k/noa.al/