Transmetuar më 19-08-2019, 18:59

Ditët e fundit janë karakterizuar nga një mot me temperatura më të ulëta në krahasim me ato të fillimit të gushtit.

E teksa menduam se i nxehti kaloi, duket se temperaturat e larta do të na shoqërojnë sërish edhe gjatë kësaj jave.

Siç parashikon “Meteoalb”, java e saponisur do të mbizotërohet nga kthjellime dhe temperatura të larta, të cilat do të rriten në mënyrë graduale.

“Kjo javë mbizotërohet nga kthjellime dhe temperatura të larta, në të gjithë territorin.

Gjatë pasditeve në zonat malore priten kalime vranësirash te lehta.

Temperaturat e ajrit vijojnë të rriten gradualisht duke shënuar në mesditë vlerat 35⁰C – 36⁰C”, thuhet në njoftimin e “Meteoalb”. /k.k/noa.al/