Transmetuar më 19-08-2019, 15:23

Policia ka shoqëruar në komisariat kryetarin e Forumit Rinor Demokratike Shkodër, pas protestave të ditës së sotme.

Pas protestës së mbajtur sot në qytetin e Shkodër, kanë nisur dhe shoqërimet e para.

Dega e Partisë Demokratike në qytetin verior tha se mes të arrestuarve është edhe kreu i FRPD-së së Shkodrës, Arvit Bushati, madje ka pasur protesta të ashpra gjatë ndalimit të tij.

PD e quan shfaqje politike arrestimin e protestuesve ndërsa shton se pavarësisht kësaj nuk do stepen në mbrojtjen e qytetit nga Rilindasit.

Denoncimi është bërë nga ish-deputeti i PD, Bardh Spahia.

Spahia tha se shoqërimi është bërë me urdhër politik.

“Shqipëria po rrëshqet frikshëm drejt diktaturës dhe deri modeleve të shëmtuara të mbajtjes së pushtetit me dhunë dhe nëpërmjet përdorimit politik të policisë si formë reprezalje ndaj përfaqësuesve të opozitës.”

“Ishte një ngjarje e shëmtuar për të cilën do të mbajnë përgjegjësi të gjithë personat përgjegjës, nga ata urdhëruesit politike deri tek zbatuesit e verbër të urdhrave politike të eprorëve të tyre”, theksoi Spahia, i cili ishte arrestuar edhe ky pas protestave të kaluara në Shkodër.

Spahia tha se oficeri i policisë nuk kishte asnjë mandat nga prokuroria.

Arrestimin e tij ai e quajti “një grabitje e mirëfilltë nga civilë”. /am/noa.al