Transmetuar më 19-08-2019, 14:44

Ti mbijetosh të nxehtit të verës nuk është aspak e lehtë, ndaj zgjidhja më e përdorur është kondicioneri. E ndezim sapo hyjmë në shtëpi dhe nuk e fikim më, madje as kur flemë.

Por kondicioneri nuk është gjithmonë zgjidhja më e shëndetshme, ndaj duhen mbajtur parasysh disa këshilla për të mos u zgjuar me dhimbje koke apo në gjymtyrë nga ekspozimi i gjatë nga temperaturat e ulëta.

Gjeni temperaturën e duhur-Vendosni në kondicionerë një temperaturë 6-7 gradë më të ulët nga ajo që është jashtë.

Drejtimi i ajrit– Mos e drejtoni asnjëherë kondicionerin drejt vetes, por në drejtim lartë ose poshtë, në varësi të vendit ku është pozicionuar, në mënyrë që të mos ftoheni.

Fikeni gjatë natës-Para se të bini të flini sigurohuni ose që ta keni fikur kondicionerin, ose ta programoni që të fiket për një orë, shkruan noa.al. Kjo pasi me gjumi me kondicioner ndezur shton dhimbjen e kokës, dhimbjet e fytit dhe ato muskulore.

Pastroni filtrat– Mos harroni që të pastroni filtrat, në mënyrë që të mos thithni pluhurin dhe bakteret që mbledhin. Nëse filtrat janë të pista rrezikoni që të prekeni nga alergjitë apo probleme në frymëmarrje. /a.y/noa.al