Transmetuar më 19-08-2019, 12:54

Kryedemokrati Lulzim Basha reagon pas konstituimit të Këshillit Bashkiak Shkodër, i cili u shoqërua me protestë dhe përplasje me policinë nga ish-deputetët demokratë dhe mbështetësit e opozitës.

Basha thotë se beteja e sotme në Shkodër është beteja e çdo shqiptari që nuk pranon dhunën, hajdutërinë dhe kriminelët e Edi Ramës, nuk pranon papunësinë, padrejtësinë dhe arrogancën e “hajdutit psiqik”.

“Qëllimi ynë është t’i nxjerrim këta banditë dhe hajdutë nga institucionet, nga parlamenti, nga bashkitë e pushtuara dhunshëm, t’i nxjerrim nga lokalet dhe hotelet luksoze, t’i nxjerrim nga studiot e mediave të kapura, t’i nxjerrim nga ekonomia, e t’i çojmë para ligjit. Tu vëmë prangat dhe t’i pastrojmë institucionet dhe rrugët e Shqipërisë, të pastrojmë ekonominë shqiptare nga këta banditë dhe hajdutë dhe t’ua kthejmë Shqipërinë njerëzve”, shkruan Basha.

Ai thotë se bën thirrje për Shqipërinë si Europa dhe e mbyll gjithçka me fjalët “Hajduti psiqik, Rama Ik”.

Mes tensionit jashtë bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi” mes mbështetësve të opozitës dhe policisë, brenda sallës u zgjodh kryetarja e Këshillit Bashkiak, Brisela Kadia, e cila mori 47 vota pro dhe dy të pavlefshme, duke qenë kandidatja e vetëm.

Ndërkohë Këshilli Bashkiak zgjodhi edhe tre nënkryetarët e bashkisë, të cilët sipas skenarit të Partisë Socialiste pritet të drejtojnë bashkinë e veriut, pas dorëheqjes së kryetarit të zgjedhur, Valdrin Pjetri.

Tre nënkryetarët e bashkisë janë Terez Brixha, Arvit Tosja, Suada Selimi. /a.y/noa.al

PD në protestë, Këshilli Bashkiak Shkodër zgjedh kryetaren dhe tre nënkryetarët e Bashkisë

"Kush nuk voton Brisejdën, përjashtohet nga PS!", Mesi citon urdhrin e Ramës. PD: Këshilli iligjitim

Konstituohet Këshilli Bashkiak Shkodër, protestuesit përplasen me policinë

Konstituimi i Këshillit Bashkiak, PD Shkodër në protestë “Skenë krimi”